Gentian Bejtja dyshohet se ishte objektivi i atentatit që ndodhi pak pas mesnatës së të hënës (4 korrik) në fshatin Larushk të Krujës, ku humbi jetën kunati i tij dhe u plagos i biri.
Advertisements
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, i përfshirë në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013.
Advertisements
Viktimë mbeti 46-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagos 18-vjeçari, Alvi Bejtja, (dajë e nip). I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Rreth 25 minuta pas krimit është gjetur i djegur një automjet në lapidar të Tapizës.
Gentian Bejtja i ka shpëtuar edhe 2 atentateve
Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare.
Gentjan Bejtja u qëllua me armë zjarri së bashku me shtetasin Klodian Stafuka mbrëmjen e 9 Janarit 2022.
Ata janë qëlluar teksa lëviznin me makinë pranë shkollës së fshatit Larushk në zonën e Fushë Krujës, ndërsa Bejtja mbeti i plagosur në krah.
Në shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, me targë “AA 020 BH”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.
Ai arriti t’i shpëtonte atentatit për shkak të sasisë së vogël të eksplozivit të vendosur, çka më pas, hetuesit e cilësuan si një paralajmërim.
Gjithashtu, Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.
Enver Stafuka rezulton i zhdukur prej 8 vitesh. Ai u rrëmbye jashtë ambienteve të një lokali dhe s’dihet asgjë për fatin e tij.