1 person u vra dhe 2 të tjerë u plagosën në shtëpinë e Gentian Bejtjas në Larushk të Fushë-Krujës në orët e para të mëngjësit. Viktima është kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Gentianit.
Advertisements
Autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të banesës së Gentian Bejtjas dhe dyshohet se shënjestër ka qenë pikërisht ky i fundit.
Advertisements
Gazetari i Klan News Besar Bajraktari raportoi nga vendngjarja në Larushk se ka vetëm një rrugicë që të çon drejt banesës së Gentian Bejtjas dhe pikërisht nga kjo rrugë ka kaluar makina atentatorëve. Në zonë ka vetëm një kamera sigurie,
siç raporton gazetari Bajraktari, që do të kqyret nga grupi hetimor.
Pas të shtënave, vrasësit u larguan me shpejtësi dhe dogjën makinën në zonën e lapidarit në Tapizë.
Gazetari i Tv Klan Spartak Koka raportoi se makina ishte pa targa dhe e vjedhur në Tiranë. Brenda makinës u gjetën 3 kallashnikovë.
Theksojmë se Gentian Bejtja u ka shpëtuar 3 atentateve të organizuara ndaj tij. /tvklan.al