Temperaturat deri në 40 gradë Celsius, ja kur pritet të jetë java më përvëluese në rajon

by author

Temperaturat deri në 40 gradë Celsius, ja kur pritet të jetë java më e nxehtë në rajon

Advertisements

Vera e vërtetë po duket në horizont. Së pari duhet ti përcjellim edhe dy ditë me intervale kohore me diell dhe zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Advertisements

Përkundër motit jo-stabil edhe nesër dhe pasnesër do të kemi intervale të gjata kohore me diell dhe ndenja e zagushisë dë të jetë e lartë.

Të shtunën në rajonin tonë do të fuqizohet një masë ajrore e thatë anticiklonike. Kjo masë ajrore anticiklonike do të dëbojë vranësirat e shiut nga rajoni ynë pas një periudhe mjaft të gjatë reshjesh atmosferike.

Fillimisht nuk do të jetë shumë nxehtë në viset kontinentale, ngase ende do të kemi prezent ajrin paksa më të freskët nga fronti i ftohtë që parashihet dy ditët e ardhshme.

Rritja e temperaturave do të fillojë nga e diela e sidomos në fillim të javës së re. Në këtë kohë do të kemi depërtimin e ajrit mjaft të nxehtë me origjinë nga Afrika veriore dhe priten rritje të ndjeshme të temperaturave.

Ajri i nxehtë afrikan dhe ajri i thatë anticiklonik do të jenë një kombinim perfekt për disa ditë stabile dhe shumë të nxehta verore në tërë rajonin.

Më në fund vera do të filloi të arsyetojë epitetin e stinës më të nxehtë dhe me shumë diell. Temperaturat pritet të rriten në mënyrë të shpejtë dhe të arrijnë deri në 35 gradë Celsius në Kosovë,

madje edhe ndonjë gradë më shumë. Në Shqipëri dhe zonat më të nxehta të Ballkanit temperatura pritet të arrijë deri në 40 gradë Celsius.

TË NGJASHME