32-vjeçari vr*t gruan e tij, ia ha trurin dhe ia djeg kafkën: Më urdhëroi…

by author

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë. Një burrë mësohet se ka vrarë gruan e tij.

Advertisements

Pas krimit, bashkëshorti ia hëngri gruas së vdekur trurin dhe i dogji kafkën.

Advertisements

Alvaro, emri i vrasësit , i cili u arrestua më 2 korrik, ka qenë nën ndikimin e drogës kur vrau nënën e pesë fëmijëve të tij më 29 qershor.

Në dëshminë e tij para policisë, 32-vjeçari pretendoi se urdhri për krimin e tij ishte dhënë nga “djalli” dhe “Santa Muerte”.

“Ai ka marrë në telefon njërën nga vajzat dhe i ka thënë të shkojë të marrë nënën e tij se ‘e kam vrarë dhe e kam futur në çanta’”, tha nëna e viktimës.

Sipas kësaj të fundit, 32-vjeçari ka copëtuar trupin e vajzës së saj me thikë dhe çekiç:

“E mora duke qarë dhe e pyeta pse e bëri këtë me të. Fëmija im nuk ishte njeri i keq.”

Sulmuesi dyshohet se i tha nënës 32-vjeçare se vajza e saj “e bëri” të vuaj”.

Familja e të ndjerës ka denoncuar se 32-vjeçari ka dhunuar pesë fëmijët e moshës 12 deri në 23 vjeç dhe i ka abuzuar seksualisht.

TË NGJASHME