Dimër në verë! Ky është vendi që po përjeton mot ekstrem, breshër dhe stuhi të forta

by author

Një pjesë e konsiderueshme e Spanjës po përjeton dimër në mes të verës, pasi moti i keq me breshër dhe stuhi ka përfshirë disa provinca.

Advertisements

Reshjet e forta që përfshinë provincën e Zaragozës dhe kryeqytetin, shkaktuan përmbytje të mëdha me rrugët dhe autostradat u kthyen në lumenj.

Advertisements

Mediat spanjolle raportojnë se në më pak se një orë, janë regjistruar reshje deri në 54 litra për metër katror.

Niveli i ujit gjatë vërshimeve ka qenë tepër i lartë, duke detyruar zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit të dalin në terren për të nxjerrë qytetarët e bllokuar në automjetet e tyre.

Autoritetet spanjolle po mbajnë në fuqi nivelin e alarmit portokalli për provincën e Zaragozës, për shkak të parashikimeve për reshje të tjera të dendura shiu, breshëri, por edhe për shkak të erërave të forta.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, por deri më tani nuk ka raportime për viktima apo të lënduar.

Jo vetëm Spanja por edhe shumë vende të tjera janë përballur me mot ekstrem jo të përshtatshëm për stinën, të cilat kanë ndodhur për shkak të ngrohjes globale.

Stuhitë e forta, së bashku me format e tjera të motit ekstrem, po bëhen më të shpeshta në Evropë si rezultat i ndryshimeve klimatike, ku sipas një raporti të zbuluar së fundmi u paralajmërua se kontinenti duhet të përgatitet për fenomene më ekstreme të motit.

TË NGJASHME