Moti do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat të jenë dominante. Kjo situate meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore, ku pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.
Advertisements
Advertisements
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë deri në 2 ballë.