“I veshur me bluze të zezë dhe sende të forta në duar”, si policia fsheu djalin e deputetit Rraja

by author

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra ka ndarë detaje të reja nga vonesa e Policisë së Shtetit për ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë.

Advertisements

Ajo ka theksuar se në deklaratën e policisë së ditës së enjte, nuk ka asnjë iniciale të djalit të deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, i cili në videon e publikuar shihet me sende të forta në duar.

Advertisements

“Ajo që bie në sy në këtë video është se një nga personat me bluzë të zezë, është Rexhep Rraja,

djali i Rrahman Rrajës. Nga një deklaratë e policisë ditën e djeshme, shohim se nuk ka asnjë incial të tij në deklaratën e policisë edhe pse në videon e bërë publike, ai shihet me sende të forta.

Një nga personat që mbeti në gjendje të rëndë nga dhuna e ushtruar, thuhet që ka lënë Spitalin e Traumës, por kjo gjë është hedhur poshtë nga familjarët”, u shpreh Kodra.

Kujtojmë që derimë tani janë të arrestuar Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja./abcnews.al

TË NGJASHME