“Teta, kur ti ikën, xhaxhi sjell teta të tjera në shtëpi”, fëmija i shkruan letër fqinjës në Durrës(Video)

by author

Një prej lajmeve që Dhurata sjell nga Durrësi për “Aldo Morning Show” në Tv Klan lidhet me një vajzë të vogël e cila ka gjetur një mënyrë për t’i treguar fqinjës se bashkëshorti e tradhtonte.

Advertisements

Fqinja e ka kuptuar kush fshihej pas gjestit, por më pas vogëlushja është trembur dhe ka mohuar gjithçka.

Advertisements

Dhurata: Do ta nis me një informacion ku ka të bëjë me një vajzë të vogël në fakt ku komshies së saj i kishte futur një letër poshtë derës ku shkruhet që “teta Filanka, xhaxhi Filani kur ikën ti nga shtëpia sjell teta të tjera në shtëpi”.

Aldo: E vërtetë është kjo mi?

Dhurata: E vërtetë, po. Dhe ajo e kishte kuptuar menjëherë se kush e kishte futur letrën duke iu drejtuar me “teta”. Kështu ka shkuar direkt te shtëpia e vajzës së vogël, ka folur me të ëmën që me terezi të zbulonin se kush vinte te shtëpia, mos e njihte.

Aldo: Aty është puna.

Dhurata: Aty qëndronte problemi, mirë se futet po kush është.

Aldo: Si përfundim?

Dhurata: Si përfundim, vajza u frikësua dhe nuk tregoi asnjë gjë, tha që nuk jam unë. Mirëpo nënës së saj, se unë nga ajo e mora vesh, i paska treguar që kështu, kështu.

Aldo: Po ishte e vërtetë, shkonte burri me atë?

Dhurata: Po këtë nuk e di unë, por përderisa e ka parë fëmija i vogël mendoj që është e vërtetë./tvklan.al

TË NGJASHME