Djali dhe vëllezërit dh*nuan barbarisht kushërinjtë në Krujë, jep dorëheqje deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja: Unë dështova si prind

by author

Pas dhunës së ushtruar nga djali i tij dhe vëllezërit ndaj dy kushërinjve Maja në Krujë, deputeti socialist Rrahman Rraja ka dhënë dorëheqje.

Advertisements

Përmes një reagimi për mediat, deputeti Rraja ka kërkuar ndjesë publike lidhur me ngjarjen, ku citon “Zoti më dhëntë forcë që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që të shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir”.

Advertisements

Ndër të tjera, deputeti socialist i ka bërë thirrje djalit të tij që të dorëzohet para drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite. Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im. Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike. Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese për familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise. Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir.

Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova.

TË NGJASHME