Ç’po ndodh? Presidenti bën lëvizjen e papritur kundër Edi Rames.

by author

Presidenti Bajram Begaj ka “bllokuar” dekretimin e 7 ambasadorëve të rinj.

Advertisements

Pas propozimit nga qeveria, Kuvendi dërgoi në Presidencë kërkesën për të zëvendësuar krerët e shërbimeve diplomatike në 12 ambasada, por Begaj ka dekretuar sot vetëm një pjesë prej tyre.

Advertisements

Pas dekretit për të emëruar Taulant Ballën ministër të Brendshëm, Presidenca njoftoi sot se Begaj kishte firmosur lirimin e 5 ambasadorëve dhe emërimin e pasardhësve të tyre. Por ra në sy fakti se nuk janë fimrosur dekret për të gjithë listën që i shkoi nga Kuvendi. Pra janë 7 emra që mungojnë.

Vetë Kushtetuta nuk jep afate mbi dekret e presidentit dhe ndoshta Begaj ka marrë kohë për ta, por nga ana tjetër edhe ndarja në disa pjesë ngre dyshime. Në korridoret e politikës është folur për një krisje në raportet Rama-Begaj. Presidenti nuk ishte në ceremoninë e dekorimit të Bill Klinton,

ndërkohë që një ditë më pas i shkoi në zyrë zv/kryeministrja Belinda Balluku. Dyshimet janë se kjo e fundit shkoi pikërisht për çështjen e ambasadorëve dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë mosmarrëveshje. Ndërkohë edhe sot Rama nuk shkoi në Presidencë për ndryshimet në qeveri, por i dërgoi vendimet me postë. Megjithatë në ditë në vijim do shihet nëse Begaj i ka refuzuar apo jo 7 emrat.

Sot Begaj firmosi emërimin e Zhaklina Petos në Malin e Zi. Adia Sakiqi emërohet ambasadore në Gjermani. Blerta Kadzadej, në Turqi, Ervin Bushati në SHBA dhe Ridi Kurtezi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë Bajram Begaj nuk ka firmosur emërimin e Ilir Gjonit në NATO, të ish-deputetes

Vasilika Hysi në OKB apo Meri Kumbes në Izrael. Po ashtu, është bllokuar emri i ish-deputetit Fate Velaj si ambasador në Austri. Nuk është dekretuar Majlinda Frangaj, Vatikan. Kjo e fundit është motra e biznesmenit Aleksandër Frangaj. Edhe emri i gazetarit Mustafa Nano si ambasador në Zvicër nuk është dekretuar sot. Emri i fundit është Uran Ferizi në Mbretërinë e Bashkuar.

Rama e zgjodhi me shumë bujë presidentin e ri dhe mbetet të shihet nëse ambasadorët do sjellin krisjen e parë të madhe mes tyre. /Pamfleti

TË NGJASHME