Eurostat ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Temperaturat rekord ‘bënë namin’ në Evropë në 2022, humbën jetën më shumë se 61 mijë persona, ja çfarë pritet të ndodhë këtë vit

by author

Një grup ekspertësh ndërkombëtarë të shëndetit publik kanë përgatitur një hulumtim duke përdorur të dhënat e Entit Evropian të Statistikave (Eurostat), raportoi gazeta “The Guardian”.

Advertisements

Në hulumtim janë ekzaminuar të dhënat e vdekjeve nga moti i nxehtë, të regjistruara në 35 vende të Evropës midis 30 majit dhe 4 shtatorit 2022.

Advertisements

Thuhet se numri i vdekjeve është rritur në Evropën Jugore, ku janë regjistruar temperatura anormale, më të ngrohta se në veri, dhe ku u përjetuan ditët më të nxehta të verës.

Në hulumtim thuhet se temperaturat mesatare në Evropë në verën e vitit 2022 kanë tejkaluar matjet e 30 viteve të mëparshme dhe se 11 637 persona kanë vdekur vetëm në datat 18-24 korrik, kur janë regjistruar temperaturat më të larta.

Sipas të dhënave, 61 672 persona kanë humbur jetën për shkaqe të lidhura me nxehtësinë në Evropë nga data 30 maj deri më 4 shtator 2022, kurse më së shumti vdekje janë regjistruar në Itali, Greqi, Spanjë dhe Portugali.

Thuhet se vetëm një pjesë e vogël e vdekjeve janë shkaktuar nga goditja e nxehtësisë, kurse shumica humbën jetën për shkak se moti i nxehtë pengoi trupin të përballet me problemet ekzistuese shëndetësore, si sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive.

Duke theksuar se temperaturat janë rritur me 1,1 gradë në mbarë botën për shkak të ngrohjes globale, ekspertët shprehin shqetësimet e tyre se kjo rritje do të vazhdojë.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) njoftoi më 10 korrik se temperaturat e sipërfaqes së detit arritën nivele rekord në maj, qershor dhe korrik dhe se të dhënat e temperaturës në muajt e fundit do të rriten më tej me efektin e fenomenit El-Nino.

TË NGJASHME