Analisti i njohur Arben Meçe komenton situatën politike në lidhje me çështjen “Ahmetaj”, i cili shprehet se ish-zv.kryeminstri do të dorëzojë vetë mandatin, duke iu dorëzuar drejtësisë pa pritur një qëndrim tjetër.
Advertisements
Advertisements
‘Nëse komisioni i mandateve ka një votim gati të hapur në Kuvend është i mbyllur. Votimi është i fshehtë. Në këtë plan jam i bindur se do të jetë dorëzim mandati dhe nuk pres ndonjë qëndrim tjetër.
Arben Ahmetaj nuk është personi që ka ndonjë forcë politike brenda PS-së. Nuk ka një fuqi absolute. Një gjë është e qartë qëndrimi politik është i shprehur dhe i qartë.
Në finale parlamenti do ti japë leje prokurorisë të bëjë dy veprime arrestimin dhe kontrollin e shtëpisë.
Tjetër është imuniteti dhe tjetër është kjo e drejtë që parlamenti vazhdon ta mbajë.
Deputeti është deputet është përfaqësuesi i popullit, është institucion. Kurdo në çdo kohë, në Shqipëri nuk ka më imunitet kushdo do ti nënshtrohet procedurës së hetimit.’- tha Meçe.