Euro vijon rënien drastike, shkëmbehet me 103 lekë, ja çfarë po ndodh me dollarin dhe paundin

by author

Në mesin e sezonit veror, 1 euro këmbehet me 103 lekë. Ky konvertim është pjesë e rrugëtimit në rënie të monedhës eurpiane, që ka nisur prej më shumë se 1 viti e gjysmë e nuk po ndalet.

Advertisements

Në stinën e verës, zhvlerësimi është i pritshëm, për shkak të valutës që sjellin turistët, por për një pjesë të bizneseve shqiptare, si eksportuesit dhe prodhuesit kjo përkthehet me humbje.

Advertisements

Përgjatë vitit të fundit kalendarik, nga korriku 2022 në korrik 2023, euro është zhvlerësuar 10.5%. Përgjatë 7 muajve të fundit, pra në pjesën e parë të vitit 2023, euro ka rënë 7%.

Me këtë ritëm rënieje, kursi i këmbimit, jo vetëm që ka arritur pikën më të ulët historike, por ka parë edhe përshpejtim të nënçmimit, si asnjëherë më parë.

Këtë periudhë, në rënie po shkon edhe dollari amerikan, i cili po këmbëhet me 92 lekë këto ditë.

Franga zvicerane, po ashtu nuk bën përjashtim teksa edhe ajo ka humbur pikë duke u blerë me 106 lekë, ndërkoha që edhe paundi ka zbritur nën 120 lekë.

TË NGJASHME