E gjitha Evropa është duke u përballur me një valë rekord të nxehti, duke shënuar temperatura mbi 40 gradë.
Advertisements
Edhe vendi ynë po përjeton temperatuyra të ngjashme, edhe pse disi më normale. Meteorologia Anira Gjoni deklaroi në “Shqipëria LIVE”, se qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri janë Kuçova, Shkodra, Tirana dhe Fieri. Ajo tha se temperaturat pritet të rriten në javën në vazhdim, kur mund të shkojnë dhe 40 gradë.
Advertisements
“Qytetet që regjistrojnë rrekorde temperaturash të larta janë Kuçova, Shkodra, Tirana dhe Fieri. Korriku është i njohur për vlera 40 gradë. Për shembull viti 1957 ka qenë rekord.
Ky nuk është viti i parë që ne përballem ime vlera kaq të larta. Vitin e kaluar këto shifra kanë qenë të ngjashme dhe kanë filluar që në qershor. Kishim probleme dhe me zjarret më parë.
Temperaturat do vazhdojnë të rriten nga java që vjen, madje pritet të përjetojmë dhe 40 gradë. Gjithçka mbetet për t’u paralajmëruar në ditët në vijim. Ora e pikut është 12:00 me 17:00, por shqetësuese kanë qenë dhe temperaturat e natësm, të cialt kanë kaluar 20 gradë.”- tha Gjoni.