Të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga rrufetë në shtetin lindor të Indisë, Bihar.
Advertisements
Shirat e dendur dhe stuhitë të shoqëruara me vetëtima goditën Indinë.
Advertisements
Zyrtarët thanë se shumica e viktimave ishin fermerë që punonin në fusha kur rrufeja i goditi.
Javën e kaluar, 12 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën për shkak të rrufeve dhe incidenteve të lidhura me shiun në shtet.
Çdo vit me fillimin e sezonit të musoneve, qindra njerëz vdesin nga rrufetë në Indi.
Mediat lokale raportuan se 907 njerëz u vranë në vitin 2022 për shkak të goditjeve të rrufesë në të gjithë Indinë.