Gazetari i njohur bën paralajmërimin “b*mbë”: SPAK pritet të lëshojë urdhër-arreste në…

by author

Zgjerimi i hetime për inceneratorëve nga ana e SPAK, pritet të sjellë edhe urdhër arreste të tjera në Gjykatën e Posaçme, thotë gazetari Xhevair Zhabina.

Advertisements

Zhabina specifikon se teksa pritet një muaj i nxehte korriku për dosjen Ahmetaj nga SPAK, flet arrestet pritet të jenë me emra biznesmenësh të cilët kanë bërë kalime të parave nga inceneratorët te ish-ministri Ahmetaj.

Advertisements

“Kemi të reja, pritet që SPAK të kërkojë disa urdhër arreste të tjera në Gjykatën e Posaçme pasi edhe emrat të cilët janë përmendur në dosjen që ndodhet tashmë në Kuvend e cila solli si pasojë miratimin e kërkesës së SPAK për mundësinë e arrestimit të Ahmetaj.

Aty përmenden emra biznesmenësh, të cilët kanë bërë të mundur në fakt kalimin e parave nga inceneratorët te Arben Ahmetaj. Në këtë fazë që jemi kemi kërkesën për arrestimin e një personi që ka bërë korrupsion pasiv në këtë rast, por nuk kemi fletarrest për personat të cilët kanë bërë korrupsion aktiv dhe kanë mundësuar kalimin e parave në disa forma te Ahmetaj.

Pikërisht në këtë pikë, pritet të kemi disa fletarrest të tjera, u fol gjatë fundjavës, por nuk kemi ekzekutime te tyre ndoshta kjo javë prite të ketë zhvillime, përsa kohë po themi që korriku pritet të ketë një muaj i nxehtë sa i takon drejtësisë dhe fokusi do të jetë tek Prokuroria e Posaçme pikërisht për shkak të dosjeve që ata kanë në hetim. Do të ketë edhe arrestime të tjera.

Për gazetarin Zhabina, SPAK ka në procedim edhe dosje të tjera po aq të rëndësishme sa ajo e inceneratorëve, për të cilën janë në hetim ministra dhe deputetë aktual të cilët janë marrë në pyetje.

“Jemi te inceneratorët por në fakt janë edhe disa dosje të tjera që prokuroria është duke kryer disa veprime hetimore të rëndësishme që mund të konkludohen.

Mund të themi se janë në të njëjta nivele sepse bëhen fjalët për zyrtarë që janë pyetur në Prokurorinë e Posaçme që janë në statutin e ministrit ose të deputetit aktual, ish-ministra, kështu që SPAK do të ketë goxha punë në këto ditë të nxehta korriku”.

TË NGJASHME