Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në Vaun e Dejës këtë të hënë. Bëhet me dije se pas një konflikti të çastit për një parakalim të gabuar me automjet, midis shtetasve M. P., 28 vjeç dhe A. Gj., 23 vjeç,
Advertisements
28-vjeçari është larguar dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik që mbante me vete.
Advertisements
Pas ndërhrjes së forcave të policisë 28-vjeçari ka hedhur armën dhe është larguar nga vendngjarja
“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale
“Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit A. H., 21 vjeç, K. Sh., 19 vjeç, R. H., 30 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, pasi kanë tentuar të fshehin armën e zjarrit që mbante shtetasi M. P. Vijon puna për kapjen e shtetasit M. P”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.