Panorama TV ka siguruar pamjet kur një person i ka vendosur flakën disa automjeteve të parkuara në Vlorë.
Advertisements
Në video shihet momenti kur personi afrohet dhe i vendos zjarrin në mënyrë të qëllimshme dhe më pas largohet me vrap.
Advertisements
Nga zjarri janë djegur plotësisht dy automjete, ndërsa një e tretë është djegur pjesërisht.
Ndërkohë pronari i dy mjeteve, Nerizan Hoxhaj, thotë se nuk ka konflikt me njeri, teksa i bën thirrje policisë te zbardhë ngjarjen.
“Nuk kam pasur konflikt me asnjë njeri. Unë punoj në ndërtim. Kam parkuar si çdo natë këtu. Nuk kam asnjë dyshim. S’e di pse më është bërë kjo gjë. Shpresoj që policia ta gjejë personin”, shprehet ai.