Tronditëse! Zyrtari i policisë gjendet i vdekur në rrugë(FOTO)

by author

Një person është gjetur i vdekur dje në Kamenicë. Viktima është Adem Syla, zyrtar i Policisë së Kosovës në Stacionin e Kamenicës. Lajmin e ka bërë të ditur sot komandanti i stacionit policor në Kamenicë, Florim Klaiqi.

Advertisements

Klaiqi është shprehur i trishtuar nga lajmi i hidhur i vdekjes së kolegut të tij, të cilin e ka quajtur një profesionist të madh në fushën e zbatimit të ligjit.

Advertisements

“Jemi të trishtuar nga ky lajm i hidhur, na la zyrtari Policor Adem Syla, një profesionist i madh në fushën e zbatimit të ligjit, i cili na tregoj se në secilën punë duhet të tregohen parimet njerëzore dhe morale”, ka thënë Klaiqi.

“Një burrë i vendosur me karakteristika të veçanta, mburrem që të pata koleg”, ka vijuar komandanti i stacionit policor në Kamenicë. Klaiqi ka thënë se “ndihem krenar që pata fatin të punoj me Ademin dhe i nderuar me punën e tij.” Policia këtë rast e ka hapur si “vdekje e dyshimtë”.

“Fsh. Kremenatë, Kamenicë 17.07.2023-18:47. Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin, ndërsa pritet vendim i prokurorit për veprime tjera”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/

TË NGJASHME