Skandal/ Alfred Peza shkarkon drejtorin e programacionit në RTSH dhe emëron punonjësen e portalit të tij Bora Xhani

by author

Më të marr postin si drejtor i RTSH, Alfred Peza po bën namin me shkarkime të personelit dhe emërime të ‘zarave’ të tij. Herën e parë ai ka përgatitur vendin për punonjëse besnike të portalit të tij AlpeNews, Bora Xhani.

Advertisements

Peza i ka bërë asaj një dhuratë mjaftë të mirë duke emëruar drejtoreshë programacioni në RTSH në konflikt të hapur interesi, në shkelje të ligjit dhe duke shpërdoruar detyrën.

Advertisements

Fillimisht Peza me skema banale dhe abuzive ka mundësuar largimin e drejtorit të programacionit Melsi Qirici, duke emëruar në vend të tij punonjësen e tij private.

Por, nuk mbaron me kaq. Ai ka hyrë me dorë të hekurt dhe po largon edhe ata staf që vërtetë bëjnë punën rregullisht prej vitesh dhe po mbajnë televizionin në këmbë.

Ai gjithashtu ka mundësuar largimin e drejtorit të lajmeve Bledar Zaganjori. Me anë të frymës së presionit, Peza ka detyruar të largohen drejtori i Financës, drejtori Juridik dhe i Prokurimeve, si dhe drejtori i Burimeve Njerëzore.

Kapter Peza po largon edhe kameramanë dhe montazhierë, punonjës të thjeshtë, duke futur në vështirësi të mëdha ekonomike familjet e tyre, me qëllim për të krijuar hapësira grupin e tij. JOQ

TË NGJASHME