Pesë të vdekur, mes tyre një 19-vjeçar dhe një 16-vjeçar, është bilanci i aksidentit të një ditë më parë në Greqi, ku të gjithë viktimat janë shtetas shqiptarë.
Advertisements
Mediat greke kanë publikuar pamje të reja, ku siç shihet ka mbetur vetëm makina e shkatërruar me të cilët po udhëtonin pesë shqiptarët.
Advertisements
Nga aksidenti nuk është dëmtuar vetëm bagazhi i makinës.
Aksidenti i rëndë ndodhi në unazën e Edessës, ku makina me të cilët po udhëtonin punëtorët sezonalë u përplas me një kamion.
Pas operacionit të zjarrfikësve u arritën që të nxirren të pajetë një 55-vjeçar, një 50-vjeçar, një 19-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një person tjetër ende të paidentifikuar.
Sipas informacioneve drejtuesi dhe pasagjeri i makinës ishin 55-vjeçari dhe 50-vjeçari.
Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.