BIRN: Ja fundjavat “megalluks” të Arben Ahmetajt, gruas, të shoqes dhe të kushërirës së shoqes me paratë e inceneratorëve

by author

Të dhënat e dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme tregojnë se si taksapaguesit shqiptarë financuan përmes biznesmenëve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e të tjerë, jetën luksoze të ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj, të gruas, të shoqes dhe të kushërirës së shoqes, krahas zyrtarëve të shumtë socialistë.

Advertisements

Një ditë të premte, më 7 mars 2013, dy kushërira u nisën për një fundjavë në Milano. Njëra prej tyre, nuk pagoi, u tha ajo prokurorëve një dekadë më vonë, për shkak se ishte e ftuara e shtetases Erjola Hoxha, e cila, shumë vite më vonë, u bë bashkëjetuese e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Advertisements

Ky nuk ishte udhëtimi i vetëm që dy kushërirat bënë. Të dhënat e grumbulluara nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të hetimit mbi përfitimet e dyshuara korruptive të ish-zëvendëskryeministrit, nga dy biznesmenë aktualisht në arrati për akuza të tjera për korrupsion aktiv të zyrtarëve publikë, kanë zbuluar udhëtime të shumta të kryera nga Ahmetaj në shoqëri të ndryshme,

përfshirë familjen e vet, bashkëjetuesen aktuale dhe zyrtarë të tjerë socialistë. Shoku i fëmijërisë u punësua në një ndërmarrje shtetërore në likujdim kur Ahmetaj u bë ministër në vitin 2013, gjë që hap një pistë tjetër dyshimesh për korrupsion në lidhje me një ankand tjetër, që solli shkrirjen për skrap të Termocentralit të Fierit,

një investim i kohës së komunizmit, i cili ishte jashtë pune prej vitesh, por që vazhdimisht diskutohej nevoja për ta restauruar për prodhim energjie. Udhëtimet e hetuara nga SPAK sugjerojnë një rritje progresive të kostos dhe të luksit, nga periudha 2012-2013, kur biznesi kryesor i Mërtirit dhe Zotos duket se ishin kontratat me ujësjellësit e qyteteve të qeverisura nga socialistët, deri te udhëtimet e fundit, të identifikuara në vitet 2016 e 2017.

Në korrik 2013, pasi socialistët patën fituar zgjedhjet dhe pritej të merrnin pushtetin, Ahmetaj dërgoi të dashurën e tij dhe kushërirën e të dashurës në një udhëtim katër ditor në Milano dhe në Monako. Klodian Zoto pagoi përmes një karte bankare akomodim në dhomë Deluxe në hotelin Principe di Savoia me çmim rreth 400 euro nata.

Më pas ai ka udhëtuar gjatë viteve në Paris, Rumani, e Milano fundjavave me lekët e Zotos dhe Mërtirit duke bërë jetë luksi. Çdo gjë është e dokumentuar nga SPAK.

TË NGJASHME