Një burrë i cili bleu një shtëpi të rrënuar në Itali për vetëm 1 euro, i duhej të braktiste projektin pasi nuk mund të gjente punëtorë për ta ndihmuar atë në rinovimin e shtëpisë.
Advertisements
Sipas mediave të huaja, për të “përfituar” shtëpinë i vetmi kusht ishte që blerësi të rinovonte shtëpinë brenda tre viteve që nga dita e blerjes. Por, kjo gjë siç duket ka qenë tepër e vështirë për 58-vjeçarin.
Advertisements
Mungesa e fuqisë punëtore ka goditur industrinë e ndërtimit të Italisë muajt e fundit, aq sa Danny, një kuzhinier që ka punuar për Fondacionin “Fifteen” të Jamie Oliver nuk mund të gjente askënd që ta ndihmonte të rinovonte shtëpinë e tij të ëndrrave.
Për këtë arsye ai u detyrua që t’ia shiste pronën një agjencie pronash duke i kthyer pagesën prej 1 euro.
Duke folur për mediat e huaja, ai tha:
Ishte shumë e vështirë të gjeje një ndërtues dhe me kalimin e kohës shtëpia u përkeqësua.
Megjithatë, ai bleu një shtëpi tjetër të lirë, këtë herë për 8.000 euro, e cila kishte nevojë për më pak punë.