Një keqkuptim është kthyer në një incident mes një bankiereje dhe një klienteje në Vlorë. Albi raporton për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se klientja dëshironte të merrte kredi, por i aprovohej vetëm gjysma e shumës. E acaruar nga situata, ajo ka nisur një debat me bankieren së cilës i ka shkulur edhe flokët.
Advertisements
Albi: Një bankiere është zënë me një grua e cila ka shkuar, në fakt ajo ishte keqinformuar nga disa të tjerë. Ajo e shkreta donte të merrte një kredi për të blerë një shtëpi dhe në momentin që ka shkuar tek bankierja, i ka kërkuar një shifër, po ia fus unë, diku te 40 milionë Lekë se ka qenë për më tepër…
Advertisements
Aldo: Ça janë?
Albi: Normale që s’janë gjë. Në momentin që ka bërë atë aplikimin dhe në bazë të rrogës që ajo merrte kishte një limit që deri në kaq, gjysmë, 20 milionë. Aty ka filluar sherri ndërmjet bankieres dhe asaj duke i thënë ajo që “ju s’mi jepni këto, çdo gjë është me mik” e ku ta di unë. Por në momentin që bankierja ka dalë nga vendi i saj i punës dhe ka shkuar përballë zonjës për t’ia sqaruar të gjitha, në një moment që bankierja është kthyer ajo e ka kapur nga flokët ku aty ka filluar dhe debati ndërmjet tyre. Nuk është se e ka tërhequr, thjesht ia ka kapur kështu, sa ia ka shkulur sa i thonë.
Aldo: Po gjëra të vogla o burrë!
Albi: Gjëra të vogla po ja ajo bankierja e bëri një çikë të madhe, bërtiste, bënte.
Aldo: S’ka pasur punë tjetër ajo.
Albi: Eh, atë punë ka pasur./tvklan.al