Një aksident i rëndë është raportuar pranë fshatit Shen Vasil, në Himarë
Advertisements
Sipas burimeve, bëhet me dije se fuoristrada e një agjencie turistike nga Saranda ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Advertisements
Shoferi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 2 shtetas të tjerë. Viktimë është një 40-vjeçar Renato Bushi, nga Saranda.
Ndërkohë një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Reagimi i Policisw:
Himarë/Informacion paraprak- Në fshatin “Shën Vasil” , Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.