Nuk kanë fund tragjeditë, Range Rover bie në humnerë, një person humb jetën

by author

Një 33 vjeçar ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë. Sipas policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur në fshatin Fortuzaj, ndërsa raportohet se makina me të cilën po udhëtonin dy personat ka rënë në humnerë.

Advertisements

“Më datë 21.07.2023, në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar.

Advertisements

Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

TË NGJASHME