Pasi polumbarët kanë mundur të nxjerrin trupat e pajetë të 4 personave nga liqeni i Banjës në Gramsh, kanë folur për mediat dhe dy familjarë të tyre.
Advertisements
Advertisements
“Kushërinjtë tanë janë ata tre të tjerët. Do dalim për t’u larë thanë, ja motorat këtu, me telefona siç ishin me shapka dolën nga shtëpia. Nuk do vonohemi shumë thanë. S’dimë gjë tjetër më… U nisën në orën 3,
në orën 5 i merrnim në telefon nuk përgjigjeshin”, u shprehën në një prononcim të shkurtër për gazetarët familjarët e viktimave.
Kujtojmë se ngjarja tragjike u raportua nga policia rreth orës 20:49 të kësaj të Premteje. Viktimat nga kjo ngjarje janë 46-vjeçari Arben Zogu me dy djemtë e tij, Esti Zogu 14 vjeç dhe Rubens Zogu 19 vjeç, si dhe kushëriri i tyre 20-vjeçar Melis Zogu.