Luizi kërkon paqe me “Maestron”, por ish-banori… Çfarë e solli krisjen e raportit mes tyre pas daljes nga BBV

by author

Raporti mes Luizit dhe Armaldos pas daljes nga “BBVIP” është vënë gjithnjë në pikëpyetje, me Maestron që në intervista të ndryshme është shprehur se ende nuk kanë pasur mundësinë të takohen, me Luizin që kur përfshihet me ish-banorët e “reality show”-t krijon vetëm “drama” dhe me një “unfollow” në “Instagram” që tregon se në fakt marrëdhënia mes tyre ka kaluar nga dashuri/urrejtje, epo thjesht në urrejtje.

Advertisements

Megjithatë duket se ata ende e ruajnë një raport midis tyre, sidomos kur vjen fjala për të bërë humor e batuta, teksa një postim i fundit në “Instagram” i Luizit tregon në fakt patentën e Maestros, për të cilin thotë se ka marrë gjobë “se ka nominuar Kiarën”.

Advertisements

Batutë e bukur sigurisht, por gjithsesi jo shumë e ligjshme, se ka ekspozuar të dhënat kofidenciale të një personi, çka nuk është e lejueshme. Por teksa Luizi vijon me batutat me ish-banorin, Maestro nga ana tjetër ka zgjedhur mos të reagojë.

Madje ai e ka hequr edhe nga lista e “Instagram”-it, duke zbuluar kështu se raporti mes tyre ka marrë fund. Megjithatë arsyeja e këtij sherri besohet se është një ftesë për bashkëpunim që Maestro i ka drejtuar Luizit dhe ky i fundit e ka refuzuar, çfarë ka sjellë edhe shkëputjen e marrëdhënieve mes tyre.

Ish-banori i “Big Brother”, Armaldo Kllogjeri ka folur më herët në lidhje me marrëdhënien me Luiz Ejllin pas daljes nga shtëpia, dhe “sulmet” që ka marrë nga fansat e këngëtarit. Maestro në “Wake Up” tha se marrëdhënia e tij me Luizin është “krisur” pas nominimeve dhe se këngëtari filloi ta sulmojë menjëherë pa kërkuar shpjegime. Sakaq shtoi se fansat e këngëtari i kanë kërkuar shpesh një bashkëpunim me Luizin dhe se nuk e ka tradhtuar qëndrimin e tij për mbështetjen që ka treguar.

Një person tjetër që është prekur shumë në momentin që ke dalë, është Luizi i cili po këto ditë ka thënë që nuk ia fal Maestros që nuk ma dha dorën kur u largua, por zgjodhi vetë Kiarën dhe Oltën që ta përcillnin. Pse nuk ia dhe dorën, ishte një veprim i ndërgjegjshëm?

“Për të gjithë fansat e Luizit që gjithmonë janë kureshtarë se çfarë qëndrimi do mbash me Luizin, më kërkojnë një këngë, ju të dy shkonit mirë, pse t’i u ndave nga Luizi, pse ti e tradhtove? Unë dua të qartësoj për fansat e Luizit një diçka. Në momentin që Arbër Hajdari ka thënë ‘ti Maestro ke nominuar Luizin, Kiarën dhe Bledin’, aty filloi marrëdhënia ime me Luizin që u shkëput dhe u nda dhe Luizi filloi të më sulmonte fort për këtë veprim që unë kam bërë, ose për idenë që unë i kam dhënë Oltës. Për ta sqaruar, Olta e kishte idenë dhe do ta bënte që Luizi dhe Kiara të ishin në nominim, e kishte të vendosur këtë gjë, por donte personin e tretë, që mund të isha unë apo mund të ishte një person tjetër, për arsyen që të dilte Kiara.

Në atë moment që u bë prime, unë u godita shumë nga opinionistët dhe pata një rënie në kalimin e lojtarëve që të vazhdonin shtëpinë dhe dola i fundit si renditje. Këtu Olta u tërhoq dhe vuri Bledi Manen, të cilin unë e propozova sepse unë si Armaldo e doja Bledin jashtë sepse ishte një lojtar i fortë. Ne patëm një diskutim të fortë me Luizin në dhomën e grimit që unë i tregova disa karakteristika që Bledi i kishte dhe për këtë është bërë dhe video. Në këtë moment unë kam qenë thjesht një lojtar që kam dhënë një mendim, por jo kam marrë një vendim për këtë situatë, për ta kuptuar të gjithë. Por, kjo nuk do të thotë që Luizi mua të më godiste kaq fort, për këtë ide që kisha dhënë. Por të thoshte Armaldo ke dhënë një ide të gabuar, unë kam pasur besim tek ty etj. Kjo nuk është një arsye madhore që Luizi e përdori”, u shpreh Armaldo.

TË NGJASHME