Nga femrat e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli është kampione për të fituar shumë para në muaj. Kështu është shprehur ditën e sotme ish-banori i BB VIP e njëkohësisht gazetari i njohur, Bledi Mane, teksa ishte i ftuar në “Wake Up”.
Advertisements
Sipas tij, një shkallë më poshtë është Efi Dhedhes, e cila nuk është shumë aktive në televizion por di të fitojë para përmes rrjeteve sociale.
Advertisements
“Efi është një vajzë që prodhon para, gati-gati si Jori, por një shkallë më poshtë. Po t’a vësh re, ne që u futëm dy herë, u futëm, dolëm, u futëm dhe dolëm dhe goditje psikologjike kemi të dyfishta. Sepse ne e dinim se çfarë ndodhte jashtë, pastaj futeshim brenda dhe kishim detyra që të mos flisnim. Pra ne kemi pasur dy situata që na kanë dëmtuar psikologjikisht dhe ndoshta shpirtërisht.
Efi është një vajzë e ndjeshme, herë-herë kishte nevojë dhe për psikologe, pavarësisht se kishte luhatje humori. Duhet ta menaxhojë veten më mirë. Ndoshta duhet të ishte aty me Jorin, por thashë është një shkallë më poshtë.
Efi ka zënë atë qoshen aty në këtë vapë të madhe, aty te hija. Nuk po e angazhon veten qoftë nëpër debate, qoftë nëpër programe. Si duket ka nevojë për të reflektuar. Refuzon ftesat. Por në rrjetet sociale ajo di të bëjë lekë. Efi arrin 12 mijë euro”, tha Bledi Mane.