Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u rrëzua nga një lartësi prej 5 metrash nga një shkallë e palosshme në Aleksandri të Greqisë.
Advertisements
Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, viktima ka qenë duke kryer punime në shtëpi.
Advertisements
Sipas Pena Press ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme,
por askush nuk e kishte vënë re dhe trupi i viktimës u gjet sot si pasojë e erës së pakëndshme nga dekompozimi i trupit për shkak të temperaturave të larta.
Sipas ekspertizës mjekoligjore, viktima ka pësuar dëmtime në trup.