Eksperti i turizmit: Pushimet më të lira bëhen në veri, 30-35 euro dita për person

by author

Eduart Çekoja, ekspert i turizmit theksoi se me rënien e euros Shqipëria tashmë nuk është më një destinacion i lirë.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Summer Cube”, theksoi se në Veri të vendit çmimet janë më të lira, ku me 35 euro mund të akomodohesh si dhe të ushqehesh.

Advertisements

“Unë nuk besoj se Shqipëria është një destinacion tashmë i lirë e sidomos me rënien e euros. Në zonat e Veriut është e përfshirë dhe akomodimi dhe ushqimi, mungojnë restorantet.

Veriu i vendit mbetet më e lirë krahasuar me rivierën në jug. Në veri një natë kushton 35 euro, ku janë të përfshirë ushqimi, akomodimi dhe mikpritja vazhdon të jetë një element shumë i rëndësishëm i traditës”- tha ai.

TË NGJASHME