Gjergji Mullalli, u gjet sot i vetëvrarë me armë zjarri, ndërsa një ditë më parë ai vrau gruan e tij dhe më pas e hodhi në një gropë septike.
Advertisements
Sipas News24, 55-vjeçari kishte lënë një letër, ku tregonte se do të vriste veten.
Advertisements
Mullalli është vetëvrarë pas rrethimit nga policia në një banesë të braktisur. Ndërsa mësohet se në momentin që autori është gjetur nga policia, ai ka hapur zjarr dhe më pas është vetëvrarë.
Informacion shtesë
Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.
Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.
Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.