Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar “mot jashtëzakonisht të nxehtë” në qytetet verilindore të vendit, veçanërisht New York Washington DC dhe në Boston.
Advertisements
Vala ekstreme e të nxehtit, e cila prej javësh ka përfshirë rajonet jugore të SHBA- së fundmi është përhapur edhe në shtetet veriore, me mbi 190 milionë njerëz.
Advertisements
Nxehtësia dhe lagështia kanë prekur dhjetëra milionë njerëz në gjithë vendin, duke përbërë rrezik për shëndetin publik, tha Shërbimi i Motit.
Zyra e Shërbimit Kombëtar Meteorologjik në New York tha se moti jashtëzakonisht i nxehtë pritet të zgjasë dy ditë dhe temperatura e ajrit në disa vende do të arrijë deri në 39 gradë Celsius, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme Thirrje u bëhet njerëzve mbi 65 vjeç e lart, dhe personave me sëmundje kronike te tregojnë kujdes pasi vala e te nxehtit mund tu shkaktoje probleme shëndetësore.
Disa qytetare në New York po luftojnë të nxehtin duke bërë banja dielli në parqe, ndërsa fëmijët freskohen në pishina.
Në Washington dhe Baltimore, u paralajmërua se temperatura mund të rritet në 44 gradë Celsius
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres deklaroi se korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë njerëzore. “Epoka e ngrohtësisë globale ka mbaruar; tani ka mbërritur epoka e vlimit global”, theksoi ai.