Konkurrenca për destinacionin e preferuar të pushimeve është e ashpër, sidomos në verë dhe mediat greke duke se po bëjnë “luftën” e tyre.
Advertisements
Dua Lipa po pushon në jug të Shqipërisë, por për mediat greke ajo ndodhet në Kosovë, edhe pse vendi nuk laget nga asnjë det. Kështu që, edhe pse gabim, kanë preferuar që të mos e përmendin Shqipërinë.
Advertisements
Artikulli i plotë i medias greke:
Dua Lipa është kthyer në vendlindjen e saj në Kosovë, ku është fotografuar përballë një peizazhi idilik. Këngëtarja 27-vjeçare zgjodhi një look casual teksa kishte veshur një fustan të zi të vogël dhe kishte lëshuar flokët. Ylli i njohur i estradës e ka shijuar pushimin nga detyrat profesionale në vendin ku kanë lindur të dy prindërit e saj.
Ajo lindi në Mbretërinë e Bashkuar pasi familja e saj u shpërngul dhe jetoi atje gjatë gjithë fëmijërisë së saj. Së fundmi Lipa ka marrë pjesë në kolonën zanore të filmit “Barbie”, në të cilin ka pasur edhe një rol të vogël, ndërsa pak më parë ndodhej në vendin tonë për pushime.
Ndërsa kur Dua Lipa pushonte në Greqi, të njëjtat media bënë jehonë duke shtuar se ajo ishte “e çmendur” pas vendit të tyre.