Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje nga Zelanda e Re të cilët kishin shkuar me pushime në Fixhin perëndimor.
Advertisements
Media te huaja shkruajnë se një çift, duhet që të gatuante drekën dhe për këtë vajzën 13 muajshe e kanë lënë të lidhur me shpresën që do të ishte e sigurtë, por e vogla ka arritur që të lirohej dhe të nisej në drejtim të detit ku dhe humbi jetën.
Advertisements
Kur janë kthyer prindërit kanë parë trupin e vogëlushes në ujë.
Thuhet se vogëlushja në momentin që ato e lanë ishte e ulur te lodrat e saj dhe po shikonte kukulla, por në një moment ajo është ngritur dhe ka arritur që të çlirohet nga pengesa e prindërve dhe të përfundojë në det.
Familja, e cila mbërriti në Musket Cove pak ditë më parë, ishte nisur nga Zelanda e Re.