A do të preket Shqipëria nga reshjet e shiut këtë fundjavë? Zbuloni vendet ku moti i keq do të bëjë “kërdinë”

by author

Sllovenia është përfshirë nga reshje të vazhdueshme të rrëmbyeshme shiu të cilat kanë shkaktuar vërshime të mëdha, dëme të mëdha materiale dhe po ashtu është shënuar edhe viktima e parë njerëzore.

Advertisements

Reshjet e vazhdueshme dhe të dendura në zona të njëjta pasi që kanë ndodhur rigjenerimi i vazhdueshëm i celulave të rrebesheve të fuqishme të shiut, nganjëherë me vetëtima dhe bubullimë.

Advertisements

Valë të reja reshjesh mjaft të dendura priten edhe sonte në shumë pjesë të territorit slloven, prandaj gjendja e përmbytjeve pritet të përkeqësohet në mënyrë dramatike. Në dosa zona në jug dhe lindje të vendit parashihet të bien deri në 150 litra për metër katror ,sasi kjo jashtëzakonisht e madhe dhe ekstreme.

Stuhi të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme priten edhe në Hungari, Austri pastaj në Kroaci. Në disa zona në veri të Kroacisë po ashtu priten përmbytje.

Sistemi pritet të zgjerohet drejt viseve tjera të Ballkanit dhe territoreve tona të shtunën pasdite, por nuk priten reshje aq intensive sikur në Slloveni dhe Evropen qendrore.

Edhe në viset tona mund të ketë përmbytje të shpejta afatshkurtra, ngase priten reshje intensive për një kohë të shkurtër kohore.

TË NGJASHME