Një i moshuar shqiptar ka rënë pre e mashtrimit në Greqi.
Advertisements
82-vjeçari ka marrë një telefonatë pasditen e së dielës nga persona të panjohur të cilët e kanë “informuar” se vajza e tij ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku.
Advertisements
Autorët i kanë thënë 82-vjeçarit se nëse nuk jep paratë që i kërkonin, atëherë vajza e tij do të jetë në telashë.
I moshuari e besoi “përrallën” së mashtruesve dhe u dorëzoi të gjitha kursimet e tij prej 100 mijë eurosh.
Edhe një 69-vjeçare nga Korfuzi ka rënë pre e rrjetës së mashtruseve. Sipas asaj që gruaja ka denoncuar pranë autoriteteve, gjithçka ka ndodhur të shtunën e kaluar (5 gusht) pak pas orës 9 të mëngjesit kur një person i panjohur e ka telefonuar në shtëpi dhe është prezantuar si mjek ortoped i spitalit të Korfuzit.
Mashtruesi i tha gruas se vajza e saj kishte një aksident dhe rrezikonte të humbiste këmbën nëse nuk i gjendeshin 40 mijë eurot e kërkuara për operacionin e saj. Në të njëjtën kohë, një grua e panjohur, duke u shtirur si vajza e saj, foli me gruan dhe i kërkoi asaj të bënte siç i thotë mashtruesi.
69-vjeçarja u ka besuar mashtruesve dhe natyrisht duke mos gjetur 40 mijë euro, ka futur 1400 euro në një qese plastike si dhe disa bizhuteri që zotëronte me një vlerë totale rreth 1000 euro. Më pas ajo ka lënë çantën në vendin e treguar nga vigjilentet pranë shtëpisë së saj dhe është larguar pa e kuptuar se kush e ka marrë çantën.
Më pas ajo kontaktoi fëmijët e saj të cilët të habitur e informuan se ishte mirë. Kur ajo e kuptoi gabimin, ishte tepër vonë.