Luizi Ejlli, personazhi fenomen në Shqipëri, vijon të ketë vëmendjen kryesore në media. Ndërkohë që vazhdon të jetë shumë i ngarkuar me koncerte, artisti duket se gjithmonë gjen kohë të lirë për t’iu dedikuar personave të zemrës
Advertisements
. Bëhet fjalë për Kiarën dhe nënën e tij, me të cilat së fundi, ka qënë në një dasëm dhe ka publikuar një foto familjare, e cila ka marrë pëlqime pafund në rrjetet socale. Në një koncert të dhënë së fundmi, Luizi është shprehur se ndihet tepër i emocionuar dhe shkak për këtë është nëna e tij, e cila gjendet në një klub natë për të ndjekur koncertin e të birit, për herë të parë.
Advertisements
“Mirëmbrëma. Sonte është hera e parë që kam emocione, pasi për herë të parë kam sjell nënën me duart e mia, në këtë koncert,” shprehet Luizi.
Ai gjithashtu nuk ka lënë pa i shtuar kësaj situate, disa nota humori, duke thënë: “Çuna mos ma ngacmoni”, duke shkaktuar kështu të qeshura në publik.