Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një 36 vjeçare është gjetur e pajetë e varur në hangarin pranë banesës së saj.
Advertisements
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Turan në Korçë, ku si pasojë është gjetur e vetëvarur një 36 vjeçare ku paraprakisht në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.
Advertisements
“Më datë 06.08.2023, në fshatin Turan, Korçë, në hangarin pranë banesës së saj, është gjetur e vetëvarur dhe pa shenja dhune, një 36-vjeçare. Grupi hetimor vijon veprimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.