Fronti i ri sjellë vranësira dhe rrebeshe të reja shiu, ja vendet që do të preken nga moti i keq

by author

Një fronti i ri i ftohtë ajror vjen nesër në Kosovë dhe priten zhvillime të reja të vranësirave të shiut që do të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Advertisements

Vende-vende priten rrebeshe intensive me shkarkesa atmosferike (rrufe), ndërsa temperaturat shënojnë ulje të mëtutjeshme.

Advertisements

Më së shumti rrebeshe shiu priten në shumë vise të Republikës së Kosovës dhe në Mal të Zi (jo në tërë territori),

ndërsa reshje kalimtare, të herëpashershme (më të pakta) priten në territorin e Shqipërisë,

pak më shumë në gjysmën veriore të vendit dhe lokalisht në disa vise në Maqedoninë Veriore. Edhe në Luginën e Preshevës priten reshje paksa më intensive kalimtare.

Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme sidomos ato minimale gjatë dy netëve-mëngjeseve të ardhshme,

ndërsa moti fillon të stabilizohet ditën e martë e sidomos ditën e mërkurë kur parashihet edhe rritja paksa më e theksuar e temperaturave.

TË NGJASHME