Personat që bëjnë gati valixhet për të udhëtuar jashtë vendit, duhet të sigurohen të marrin me vete patjetër pasaportën.
Advertisements
Megjithatë, duket se jo të gjithë janë të detyruar ta bëjnë këtë, pasi janë 3 njerëz në planet që janë të përjashtuar nga ky rregull.
Advertisements
Me vdekjen e saj shtatorin e kaluar, Mbretëresha Elizabeth jo vetëm që la kurorën në duart e djalit të saj të madh, por edhe një liri të veçantë udhëtimi: Mbreti Charles nuk ka nevojë për një pasaportë britanike për udhëtimet e tij jashtë vendit.
Në vend të një pasaporte, Mbreti Charles përdor një dokument zyrtar që mban stemën mbretërore, teksa të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore britanike janë pajisur me pasaporta.
Dy njerëz të tjerë që mund të udhëtojnë në të gjithë planetin pa pengesa janë Perandori Naruhito dhe gruaja e tij, Perandoresha Masako e Japonisë.
Po ashtu, Japonia ka pasaportën më të fuqishme në botë këtë vit pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 193 destinacione në mbarë botën.