Një 22 vjeçar ka ndërruar jetë në Gjilan pasi dyshohet se ka rënë nga dritarja e banesës së tij. Mediat në Kosovë raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Abdulla Presheva”.Sipas policisë, i riu është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Advertisements
Advertisements
“Ju njoftojmë se sot me datë 08.08.2023 rreth orës 15:54 policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rr. “Abdulla Presheva” – Gjilan është gjetur një person i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Viktima ( M.K.SH 22 vjeçar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tij, i njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për t’i ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante nga stacioni policor i Gjilanit dhe Hetuesit rajonal të policisë së Kosovës”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.