Ngjarja e rëndë në Vlorë, ku u grushtua për vdekje ndërtuesi 55-vjeçar Armando Meshau, ka nxjerrë në pah një fenomen jo pak të rrallë në Shqipëri. Atë të punësimit të të gjithë familjes thuajse në një fushë.
Advertisements
Dy ditë më parë, në një qendër internet në qytetin bregdetar, Rei Meta, pas një konflikti me Meshaun për një borxh, e grushtoi atë duke e lënë të vdekur.
Advertisements
Rei Meta përveç sekserit, zyrtarisht punonte edhe si Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
Ndërkohë nëna e autorit të vrasjes është anëtare e KLP, Nurihan Meta.
Babai i djalit, njëkohësisht burri i anëtares së KLP, është Hazis Meta, me profesion oficer kufiri, Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Motra e Rei Metës, Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme bashkë me xhaxhanë P. Meta, teksa nga 1 janari 2020 deri tani mban postin e Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.