Të shtëna me armë zjarri, raportohet për viktima, zbardhen detaje nga ngjarja

by author

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në Skenderaj është vrarë një 39-vjeçar.

Advertisements

Sipas Policisë në këtë rast të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.

Advertisements

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një lokal në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima , 39-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar (po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, “dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në lokal kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.

Grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale.

TË NGJASHME