I pari shqiptar që ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte nga Korça.
Advertisements
Një histori fati që mesa duket i ndjek dhe sot korçarët, të komentuar në publik si persona që u del masivisht Lotaria Amerikane.
Advertisements
Kot nuk thonë: Fati fillestar të ndjek gjithmonë!
Më poshtë ju ftojmë të lexoni historinë e Kolë Kristoforit, shkruan meganews.al
Për shkak të kushteve politike, sociale dhe ekonomike shqiptarët e kanë njohur që herët emigracionin, e ndërsa vendet e afërta ishin ato që i tërhiqnin më së shumti , një vend përtej oqeanit shpejt filloj të zgjonte interesin e tyre.
Amerika e kthyer në ëndërr ka pritur që herët shqiptarë, që në vitin 1892 kur edhe aty ka shkuar shqiptari i parë.
I pari shqiptar që ka shkuar në Amerikë, ishte Kolë Kristofori nga fshati Katund i Korçës në vitin 1884.
Pas gjashtë vjetëve, Kola u kthye në Katund i veshur me rroba alla frënga, me një kapelë luksoze, kollaro të hekurosur dhe xhepat plot me para.
Ai u rrëfeu fshatarëve për ato që kishte parë në Botën e Re dhe se në Amerikë, një punëtor fitonte 10 dollarë në ditë, duke shitur lule e fruta në udhë, kur një punëtor në Shqipëri mezi i bënte në një vit.
Në vitin 1892, Kolë Kristofori u kthye prift në Boston me 17 shokë të këtij fshati që ishin më parë në kurbet në Rumani e Greqi.
Kështu, pionierët e parë shqiptarë në Amerikë janë: At. Kolë Kristofori, Hari Take Rrapo Laska, Dhoskë Sotir Adham, Thoma Sotir Adham, Josif Sotir Adham, Sotir Lezi, Geli Goni Stevenson, At Dhosi Katundi, Dhime Pano Peterson, Fani Kosta, Thoma Kosta, Hari V. Kaçka, Argjir Peto, Fani Cico Angjel, Dhima Andrea Pano, Rrapi Fanes, Toli Dhami.
Costandin Demo në librin e tij “Shqiptarët në Amerikë. Emigrantët e parë”, ka cituar si më poshtë për një nga pionierët e parë:
“Të 17 emigrantët e parë ishin tepër aktivë në lëvizjen kombëtare dhe u bënë miq e bashkëpunëtorë të Sotir Peçit dhe Fan Nolit. Më i dëgjuari ndër ta dhe më punëtori ishte Hari Kaçka.
Në këto vite të para ,çdo mbledhje që bënin shqiptarët si me karakter politik, shoqëror nuk mund të quheshin zyrtare ose autentike pa prezencën e Hari Kaçkës.
Kur fliste Hari Kaçka të jepte kurajo, të bënte të qeshnje dhe i kishte gati anekdotat e përshtatshme për ndonjë ngjarje. Ai s’kishte shok në të rrëfyerit e ngjarjeve.”