Biznesmen me dy emra/ Ky është shqiptari që u plagos në Greqi, kushëri me Aleksandër Sadikajn

by author

Andrea Kalemi në foto me Albano Velon dhe Ervin Bode
Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi është 51-vjeçari shqiptar që u plagos me breshëri plumbash mbrëmjen e kaluar në ishullin Paxos, Greqi.

Advertisements

51-vjeçari që më 5 Gusht kishte hyrë në Greqi dhe ishte me pushime me gruan dhe fëmijët e mitur, nuk është emër i panjohur për policinë shqiptare dhe jo vetëm.

Advertisements

Kjo pasi në vitin 2001 ai është arrestuar nga forcat speciale RENEA, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Por jo vetëm kaq pasi në vitin 2017, Kalemi është arrestuar bashkë me dy shtetas të tjerë pasi duke qenë nën efektin e alkollit, kanë kundërshtuar kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.

Ndërkohë që në vitin 2022, Kalemit i vranë djalin e hallës, shtetasin Aleksandër Sadikaj. Pak muaj pas vrasjes së të riut, në Tiranë u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa si shenjë hakmarrje për vrasjen e Sadikajt.

Deri më tani për vrasjen e Papës është arrestuar shoku i Andreas, Albano Velo ndërsa vijon të jetë në kërkim shoku tjetër Andrea Bode alias Ervin Bode. Këta persona por edhe të tjerë nga familja e Sadikajt kanë patur dyshime të vazhdueshme se vrasja e të riut është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin e Edmond Papës.

TË NGJASHME