Trupi i pajetë i një 39 vjeçari është gjetur në breg të detit në Durrës.
Advertisements
Raportohet se trupi i të riut me iniciale M. A., u gjet në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Advertisements
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, në breg të detit, është gjetur i pajetë shtetasi M. A., 39 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e këtij shtetasi, si dhe për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.