Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 33-vjeçarin Rei Meta, i cili pak ditë më parë grushtoi për vdekje 55-vjeçarin Armando Meshau.
Advertisements
Gjatë seancës së sotme, i riu ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim për ta vrarë 55-vjeçarin dhe se vdekja e tij ka qenë aksidentale.
Advertisements
Gjithashtu ai ka treguar se me viktimën në vitin 2020 ka nënshkruar një kontratë sipas të cilës ai do të gjente një truall në fshatin Radhimë, ndërsa Meshau si ndërtues do i siguronte një apartament 60 metër katror për 7000 mijë euro.
Pasi është bërë ndërtimi nga ana e Armando Meshaut, Rei Meta ka kërkuar të marrë apartamentin që i ishte premtuar, por prej 7-8 muajsh Meshau nuk i hapte telefonin.
Edhe ditën e ngjarjes ata janë takuar rastësisht dhe Meta i ka kërkuar Meshaut një sqarim, por ky sqarim nuk ka ndodhur dhe debati i nisur me fjalë ka përfunduar me grushta, tragjikë për 55-vjeçarin.