Kryebashkiaku socialist i Divjakës është shfaqur së fundi në një video-skandal, ku shihet se ka një sjellje aspak të hijshme ndaj qytetarëve të bashkisë që drejton.
Advertisements
Dhjetra qytetarë po protestonin për plehrat dhe po kërkonin një zgjidhje te kryebashkiaku i tyre, Josif Gorrea të cilin e zgjodhën me votë më 14 Maj.
Advertisements
Megjithatë, duket se tre muaj pas zgjedhjeve ai nuk ka më nevojë për votën e tyre dhe veç kësaj shpërthen në të shara ndaj qytetarëve.
Bëhet fjalë për një telefonatë mes qytetarëve dhe kryebashkiakut Josif Gorrea, ku pamjet janë publikuar nga deputeti i PD-së Saimir Korreshi.
“Nuk i dua votat thote!!! Ta kishit bere protesten me perpara thote kryetari. Tani plera per te tere. Trim mbi trima te beka karrigia.” – shkruan Korreshi krahas videos.
Biseda e qytetarëve me kryebashkiakun:
Qytetari: Tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen
Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe ti kishin bërë protestat para 10 vjetesh ai Like k*rva. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë
Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o maskara
Kryetari: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua nuk ke shanse ti.