300 euro taksë në vit/ Ja kush do të përjashtohet; Nga resortet tek pensionistët kryefamiljarë

by author

Proktligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, i cili ka dalë për konsultim publik përcakton edhe pasuritë e paluajtshme që përjashtohen nga detyrimi për të paguar taksën e pasurisë.

Advertisements

Në p/ligj përcaktohet që do të përjashtohen nga taksa e pasurisë pronat shtetërore, pronat fetare, ndërtesat e papërfunduara, që në 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor, janë duke u ndërtuar në përputhje dhe brenda afatit të ndërtimit të përcaktuar në lejen e ndërtimit, strukturat akomoduese, “hotel/resort me katër dhe pesë yje, status special”, njësitë rezidenciale të ndërtesave që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara, ashtu sikundër dhe njësitë rezidenciale të ndërtesave në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve, të deklaruara si vendbanim, kur këta të fundit trajtohen me ndihmë ekonomike.

Advertisements

Po ashtu, përjashtohen edhe njësitë rezidenciale të ndërtesave, të deklaruara si vendbanim, në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve që përfitojnë vetëm pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë, banesat sociale në pronësinë e pushtetit vendor dhe njësitë e ndërtesave që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale dhe njësitë e ndërtesave që janë pasuri kulturore nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme dhe që përdoren vetëm për qëllime jofitimprurëse.

Përjashtimi nga taksa e pasurisë nuk do të zbatohet për pronat shtetërore që janë dhënë me qira, enfiteozë ose përmes ndonjë forme tjetër përdorimi, te personat privatë dhe parcelat në pronësinë e shtetit, ku janë ndërtuar një apo më shumë njësi të ndërtesave pa leje ose të legalizuara, nga posedues ose pronarë të tjerë të ndryshëm nga pronarët e parcelave.

Në këto raste, pasuritë e paluajtshme do të klasifikohen në kategori të tjera të vlerave dhe pronave, në përputhje me rregullat që përcaktohen në metodologjinë që miraton Këshilli i Ministrave.

TË NGJASHME